NARTA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (P), në J të lagunës me të njëjtin emër. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Hoshtimë, Kërkovë, Panaja, Zvërnec; popullsia gjithsej 6300 banorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër me emrin Artë. Është e njohur për prodhimin e verës me cilësi të mirë dhe ruhen tradita të lashta të peshkatarisë. Këshilli NÇ dhe Celula e PKSH u ngritën në prill 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956,/Është qendër e koop. së bashkuar, e formuar7 më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e rrushit, ullirit dhe perimeve. Ka kantinën e verës, shtëpi kulture, shkollë të mesme bujqësore pa shkëputje nga puna, qendër shëndetësore, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Narta


[cite]