NATO
✤ (North Atlantic Treaty Organization —Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior). Blloku agresiv politiko-ushtarak më i madh i imperializmit botëror me atë amerikan në krye dhe një~
nga kërcënimet më të mëdha për paqen dhe sigurinë e popujve. Është krijuar në Uashington më 4.4.1949 si një vegël në shërbim të interesave të reaksionit ndërkombëtar. Në të bëjnë pjesë: SHBA, Kanadaja, Belgjika, Danimarka, Franca (kjo që nga viti 1966 është Iarguar nga struktura ushtarake e NATO-s si rezultat i kontradiktave ndërimperialiste), RF Gjermane (1955), Greqia (1952), Britania e Madhe, Islanda, Italia, Luksemburgu, Norvegjia, Holanda, Portugalia, Turqia (1952) dhe Spanja (1982). Për hartimin dhe zbatimin e planeve të luftës kundër popujve NATO-ja ka ndërtuar një sistem të tërë organesh. Organi më i lartë politik dhe ushtarak i saj është Këshilli i Atlantikut Verior, që përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare, kurse organi i përhershëm është Sekretariati i Përgjithshëm me seli në Bruksel. Në strukturën organizative të NATO-s përfshihen edhe një numër komitetesh e organesh të tjera, nga të cilat më kryesori është Komiteti Ushtarak me qendër në Uashington, prej nga varen drejtpërdrejt komandat ushtarake të NATO-s në Evropë e gjetkë.
(Ç-Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Nato