NDËRMARRJA E NDËRTIMIT 21 DHJETORI TIRANË


NDËRMARRJA E NDËRTIMIT 21 DHJETORI TIRANË
✤ Ndërmarrje në varësi të Ministrisë së Ndërtimit e speeializuar për ndërtimin e veprave industriale, ndërtesave të banimit dhe veprave social-kulturore. Me krijimin e N.N. «21 Dhjetoris në kryeaytet u përqendruan të gjitha ndërmarrjet e ndërtimit, të proclhimit të materialeve të ndërtimit, të montimeve etj. Më 1980 nga N.N. «21 Dhjetori» u krijua N.N. Banesa e cila merret vetëm me ndërtimin e banesave. Ndër veprat kryesore të ndërtuara nga N.N. «21 Dhjetori» janë: Kombinati i Tekstileve «J.V. Stalin», ndërtesa e KQ të PPSH, Pallati i Madh i Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, Hotel «Tirana», Kombinati i Autotraktorëve «Enver Hoxha», uzinat e tjera mekanike në kryeqytet, spitalet, Kombinati Ushqimor «Ali Kelmendi» etj., si dhe mjaft banesa të lagjeve të reja në kryeqytet. N.N. «21 Dhjetori» në punimet e ndërtimit e të montimit zbaton teknologjinë bashkëkohore, është e pajisur me teknikë të kohës për kryerjen e punimeve të gërmimit, të montimit, të transportit dhe për prodhimin e përqendruar të llaçit, hetonit etj.

(J.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërmarrja E Ndërtimit 21 Dhjetori Tiranë


[cite]