NDËRGJEGJJA SOCIALISTE


NDËRGJEGJJA SOCIALISTE
✤ Tërësia e ideve, pikëpamjeve, përfytyrimeve e ndjenjave që formohen te njerëzit në kushtet e socializmit si rezultat i edukimit komunist, si dhe i ndikimit të drejtpërdrejtë të marrëdhënieve socialiste në prodhim. Përmbajtjen e ndërgjegjes soeialiste e përbën ideologjia marksiste-leniniste që është ideologjia e klasës punëtore që sundon ekonomikisht dhe politikisht në shoqërinë socialiste. Ndërgjegjja socialiste nuk formohet spontanisht në masat punonjëse. Ajo futet në radhët e tyre nga partia marksiste-leniniste. Ndërgjegjja socialiste formohet e kalitet në punë e sipër për ndërtimin e socializmit, në luftën e ashpër klasore për mhrojtjen dhe zhvillimin e tij të pandërprerë. Forcimi dhe kalitja e pareshtur e ndërgjegjes socialiste të masave punonjëse bëhet duke luftuar jo vetëm kundër mbeturinave të ideologjive të vjetra patriarkale, konservatore e mikroborgjeze, por pdhe kundër ndikimeve të rrymave të sotme ideologjike borgje, ze e revizioniste. Kalitja e ndërgjegjeV-SQcialiste të masave punonjëse dhe pastrimi i saj nga të gjitha gjurmët e ndikimet e huaja, brumosja e punonjësve me ideologjinë e Partisë, në bazë të përvetësimit të marksizëm-leninizmit, janë kusht i domosdoshëm dhe pjesë e pandarë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste.

(Ar.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërgjegjja Socialiste


[cite]