NDËRLIDHJA E UNÇSH


NDËRLIDHJA E UNÇSH
✤ Një ndër shërbimet e para dhe element i rëndësishëm i drejtimit të veprimtarisë politike dhe ushtarake të UNÇSH. Në fillim të Luftës ANÇ ndërlidhja realizohej me mjete, forma e metoda të thjeshta: me takime individuale, me lajmëtarët partizanë (shih) si dhe me sinjale të ndryshme. Formimi i SH.P të UNÇSH, krijimi i brigadave sulmuese dhe çlirimi i zonave të gjera e bëri të domosdoshme ndërlidhjen me radio e telefon. Partizanët ndërlidhës të ndihmuar nga populli, me materihle të kapura armikut dhe me mjete rrethanore, rindërtuan linjat telefonike në zonat e çliryAra (shih) që shërbyen si mjet ndërlidhjeje për repartet e njësitë e UNÇSH dhe për organet e pushtetit ushtarak e të këshillave NÇ në këto zona. Krijimi i njësive të mëdha të UNÇSH si brigada e divizione dhe zhvillimi i mësymjes së përgjithshme të UNÇSH, në verën e vitit 1944, shtroi përpara shërbimit të ndërlidhjes detyrën që të gjitha njësitë e UNÇSH të viheshin në lidhje të përhershme me anë të radios. Kjo u realizua më 22.6.1944, datë’ e cila, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të F.A. sh.Enver Hoxha, hyri në histori si data e krijimit të shërbimit të ndërlidhjes të UP (shih).

(H.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ndërlidhja E Unçsh


[cite]