NEGOVANI PAPA KRISTO


NEGOVANI PAPA KRISTO
✤ (1875-1905). Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë

e bashkimit të

forcave

patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Botoi Iibrat në vargje: «Vjershëshkresëtoreja» (1899), «1 drunjti kryq» (1906), vjershën e gjatë lirike «Prishja e Hormovës» (1904), të cilat janë kryesisht krijime didaskalike për fëmijë. Lexuesve të mitur u drejtohet edhe novela për fëmijë «1 vogëli Donat Argjendi» (1908). Përshtati edhe disa fabula nga La Fonteni. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartët grekë. (F.Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Negovani Papa Kristo


[cite]