Nasi Hobdari
shqiptar ortodoks Nasi Hobdari (1926- ) ka lindur në Tiranë, më 10 janar 1926. Ai ka qenë një nga pararendësit e rihapjes së kishës së Ungjillëzimit. Duke vazhduar traditën e familjes ai solli në kishë të birin Niko Hobdarin, i cili punoi që në fillimet e kishës dhe në vijim në punimet restauruese të këmbanores ku u aksidentua. Nasi ka qenë epitrop dhe në vijim prej datës 21 shtator 1992 u emërua sekretar-llogaritar i kishës. Më datën 15 prill të vitit 2002, Nasi Hobdari u largua me dëshirën e tij nga detyra e sekretar-llogaritarit. Nasi Hobdari është bamirës me zemër të madhe, sepse ka sponsorizuar mjaft libra kishtarë ndër të cilët mund të përmendim: “Historia e Krishterimit në Shqipëri”, “Shënimë për bashkësinë ortodokse të Tiranës”, “Ringjallja e Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë” etj. Gjithashtu në kujtim të rihapjes së kishës ka botuar disa artikuj në të përmuajshmen “Ngjallja”. 1-Nasi Hobdari, Lekë Tasi, 5- vjetori i Liturgjisë së parë, Ngjallja, prill 2006, faqe 10. 2-Nasi Hobdari, Liturgjia e parë Hyjnore, në kishën e shndërruar në palestër, Ngjallja, prill 2006, faqe 9. 3-Nasi Hobdari, Nderim për psaltin Petro Ketri, Ngjallja, prill 2002, faqe 2. Bamirësi Nasi Hobdari ka dhënë disa donacione për Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Gjithashtu ka kontribuar në themelimin e komunitetit të Shën Astit në Toronto të Kanadasë. Në qerthullin ortodoks për Hobdarët flitet me respekt të veçantë. Familja Hobdari ka sponsorizuar disa aktivitete të Shoqatës Kulturore dhe Atdhetare “Tirana”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)