NEUROLOGJIA


NEUROLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që studion ndërtimin dhe funksionimin e sistemit nervor,. sëmundjet e tij dhe mjekimin e tyre. Para Çlirimit për sëmundjet nervore jepej; një ndihmë e kufizuar në pak qytete të vendit. Këto sëmundje trajtoheshin nga mjekë të përgjithshëm, specialistë ishin vetëm 3. Pas Çlirimit N. u formua si disiplinë mjekësore më vete. Më 1955 u hap klinika e neurologjisë e cila luajti rol në diagnostikimin e mjekimin e sëmundjeve nervore dhe në përgatitjen e kualifikimin e kuadrit të lartë të specializuar. Sot bëhen një sërë ekzaminimesh të kohës si angjiografia, radikulografia, elektroencefalografia e elektromiografia, shintigrafia e trurit etj. Është ngritur shërbimi i reanimacionit neurologjik dhe janë ndarë si shërbime më vete neurokirurgjia dhe neuropediatria. Në të gjitha rrethet ka shërbim neurologjik me mjekë të specializuar. Ndër studiuesit që kanë dhënë ndihmesë nëzhvillimin e N. janë Hiqmet Dibra, Bajram Preza etj.

(B.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Neurologjia


[cite]