NGURRËZA


NGURRËZA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Arrëza, Imshta, Mazhaj, Ngurrëza e Vogël. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Më 19.9.1943 u krijua grupi partizan i Myzeqesë. U çlirua në tetor 1944. Koop. bujqësore u formua më 1956. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, bimëve industriale e rritjen e bagëtive të imëta. N. ka shkollë 8-vjeçare, shkollë të mesme bujqësore, shtëpi-muze, grupin folklorik, qendrën shëndetësore, njësi tregtare

e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ngurrëza


[cite]