NISHANI OMER
✤ (1887-1954). Luftëtar e patriot demokrat që punoi pa u lodhur për çështjen e popullit e të atdheut, një ndër figurat e shquara të Luftës ANÇ dhe të pushtetit popullor. Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1946-1953). Lindi më 5.2.1887 në Gjirokastër. Kreu studimet e larta për mjekësi në Stamboll. Mori pjesë në Revolucionin demokratiko-borgjez të v. 1924 dhe pas ardhjes në fuqi të regjimit të Zogut jetoi në emigracion për 15 vjet, ku zhvilloi një veprimtari të dendui antizogiste. Bashkë me Halim Xhelon (shih) botoi gazetën «Liria Kombëtare» (shih). Dha ndihmesë të madhe në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë. Në Konferencën II NÇ të Labinotit (1943) u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ, kurse Kongresi i Përmetit (1944) e zgjodhi kryetar të KANÇ. Pas Çlirimit punoi për forcimin e pushtetit popullor. Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.
(S.V.—M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Nishani Omer
[cite]