NIVANI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), në luginën e Zagories. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Sheper (shih), Konckë, Nderan, Topovë (shih), Hoshtevë, Zhej, Lliar, Doshnicë, Vithkuq, popullsia gjithsej 1700. Vendbanimi është i lashtë. Këshilli NÇ u formua në mars 1943. Gjatë Luftës ANÇ ishte zonë e lirë, ku ka qëndruar Shtabi i Zonës I Operative. N. është qendër e koop. së bashkuar «Alqi Kondi». Ka drejtim kryesor bimët e arave, rritjen e bagëtive të imëta. N. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nivani


[cite]