NIVICË-BUBARI


NIVICË-BUBARI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (VP), në shpatin L të malit të Shëndëllisë. Nga ana etnografike bën pjesë në Bregun e Detit (shih). Në burimet e shkruara përmendet në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Lukovës (shih) dhe përfshihet në NB «Lukova». Drejtimi kryesor i ekonomisë janë ullinjtë, agrumet, hardhia, fiqtë. N. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, shtëpi-muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nivicë-Bubari


[cite]