NOJA
✤ Fshat në rrethin e Krujës midis vargmaleve Krujë-Dajt dhe Skënderbeu. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Mafsheqi, Shkreta, Cudhi-Zalli, Cudhi-Kamti; popullsia gjithsej 2475 banorë. N. përmendet që në gjysmën e dytë të shek: XV si vendstrehimi i ushtrisë së Skënderbeut. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. U çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. N. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim prodhimin e frutave, rriten arra e gështenja. N. ka shkolla 8-vjeçare, vatër kulture, shtëpi lindjeje, farmaci, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Noja
[cite]