NOKOVA
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), në rrëzë të malit të Lunxhërisë. Bën pijesë në fshatin e bashkuar Erind (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek.XV, banorët u shpërngulën në shek.XIX nga rrëza e kodrave në vendin e sotëm. Këshilli NÇ u formua në shtator 1943. Kolektivizimi u bë më 1956. Sot është sektor i KTL «Misto Mame». Ka drejtim kryesor bimët e arave (drithërat e duhanin) dhe vreshtarinë. N. ka shkollë të ciklit të ulët të 8-vjeçares, vatër kulture, njësi tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nokova


[cite]