NOTERIA
✤ Organ shtetëror pranë zyrave të ndihmës juridike. N, harton e ruan aktet noteriale për lidhjen e kontratave dhe për kryerjen e veprimeve të tjera juridike, të cilat me dispozita të veçanta nuk u janë lënë organeve të tjera shtetërore; ligjëron nënshkrimet e vëna në aktet jozyrtare; bën ose vërteton përkthimin nga një gjuhë në tjetrën; bën inventare, kontrkta^e përshkruan gjendjen e sendeve kur kërkonef’ nga i interesuari dhe është e lidhur me pasoja juridike, lëshon akte shkurtime dhe vërtetime të akteve e të dokumenteve të ndryshme me kërkesën e të interesuarve ose në bazë të ligjit. Aktet dhe veprimet noteriale kryhen nga këshilltari ligjor, që ngarkohet me detyrën e noterit nga Kryetari i Gjykatës së Lartë. (S. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Noteria


[cite]