NOTI BOÇARI
✤ (1759-1841). Kryetar i fisit të B., u shqua si komandant i suliotëve të mërguar, që shërbyen në Ishujt jonianë e në repartet ruse, franeeze e angleze. Luftoi në fillim kundër Ali pashë Tepelenës, por nga v. 1821 lidhi aleancë me të dhe mori pjesë në luftën kundër ushtrive pushtuese të sulltanit. Pas vrasjes së vezirit të Janinës, në pamundësi për ta mbajtur Sulin, u lidh me kryengritjen greke. U dallua si komandant i forcave suliote mbrojtëse të Misolongjit kundër të gjitha ekspeditave osmane dhe në çlirimin e Naupaktit të Moresë. Vdiq më 1841.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Noti Boçari
[cite]