NOVOSELA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (VP), gjatë rrugës Vlorë-Fier. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Alibani, Bishani, Dëllinja, Mifoli, Poroja, Zhuk-Grykpisha; popullsia gjithsej 7200 banorë. N. është formuar në shek. XIV dhe u zgjerua në shek.XIX. Në Poro është formuar «Çeta e Myzeqesë» më 9.9.1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 7.3.1947, ishte e dyta koop. në rrethin e Vlorës. N. është qendër e KTL. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, perimeve, blegtorinë. Ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (P), rrëzë malit të Radomit (shih). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Borovë, Kagjinas, Mësickë e Zharkonj, popullsia gjithsej 1340 banorë. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Fshatarët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e koop. së bashkuar «Partizani». Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e misrit dhe rritjen e bagëtive të imëta. N. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Novosela
[cite]