OBLIKA
✤ Fshat i rrethit të Shkodrës (JP), në rrjedhjen e djathtë të Bunës. Qendër e fshatit rë hashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dramush, Ohlika e Madhe, Oblika e Sipërme, Oboti (shih), Vallas, Babot, Muriqan (shih), Shtuf, Vidhgar, Velinaj; popullsia gjithsej rreth 5000 banorë. O. tshtë qendër e koop. së bashkuar «H. Kastrati». Ka drejtim kryesor kultivimin e perimeve, të irithërave të bukës, duhanit, lulediellit. Në zonën e O. janë ngritur plantaeionet e ullirit të XB «P. Rexhepi*. O. ka shkollë të mesme bujaësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e të shërbimeve komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Oblika
[cite]