OBOTI
✤ Fshat i rrethit të Shkodrës (JP), në rrjefhjen e djathtë të Bunës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Oblikë (shih). Fshati i vjetër ndothej aty ku ka një bërryl Buna. Banorët e parë esnë ardhur rreth 300 vjet më parë nga MirSia e nga shqiptarët e Malit të Zi për shkaqe skonomike. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht zë kryengritjen e v. 1911-1912. Kolektivizimi i buj: isisë u bë më 1957. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, ushtrohet edhe peshkimi. O. dallohet për grupin karakteristik të vaUeve që është nderuar me medaljen e artë. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale. O. i Vjetër u rrafshua plotësisht nga tërmeti i 15 prillit 1979 dhe u ngrit O. i Ri, rreth 1.5 km nga qendra e fshatit të bashkuar.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Oboti


[cite]