OLIMPIADA TEATRALE


OLIMPIADA TEATRALE
✤ Konkurim i trupave amatore, i organizuar periodikisht dhe në raste përvjetorësh. O. T. nisën pas Çlirimit dhe kanë ardhur duke u shtuar krahas zgjerimit të lëvizjes amatore. Marrin pjesë grupe të qendrave të punës, të koop. bujqësore dhe të shtëpive të kulturës, organizohen edhe O. T. të shkollave të .mesme. Pjesa më e madhe e tyre ka karakter lokal. Në raste përvjetorësh organizohen edhe O. T. zonale e në shkallë kombëtare. Në O. T. kombëtare më 1969 morën pjesë 42 grupe. Flamurin e fitoi grupi amator i NTUS-it të Tiranës.

(Gj. V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Olimpiada Teatrale


[cite]