OMERI
✤ (Omeri i Ri, Ymeri a Zymeri). Personazh i këngëve të ciklit të kreshnikëve, i biri i Mujit dhe i Ajkunës (shih). Si disa heronj të tjerë të rapsodive shqiptare dhe të eposeve të popujve të tjerë, jep prova të aftësive të tij të jashtëzakonshme që në moshë shumë të vogël. Muji e stërvit për luftëra. Në moshën 7 vjeç u vjen në ndihmë të atit e të ungjit (Halilit), kur këta janë në rrethana të vështira. Sipas legjendës, Muji ka pasur 7 djem me emrin O., që i janë vrarë njëri pas tjetrit. Vrasja e të fundit në moshë të njomë, ndërsa po përpiqej të shpëtonte «babë e axhë» nga burgjet e krajlit, i ka dhënë shkas rapsodisë së bukur elegjiake «Vaji i Ajkunës».

(F. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Omeri


[cite]