ONKOLOGJIA


ONKOLOGJIA
✤ Degë ‘e mjekësisë që studion tumoret, shkaqet, veçoritë e zhvillimit, parandalimin e mjekimin e tyre. Tumoret (neoplazmat) janë fryrje ose masa që krijohen në organizëm nga një shumëzim i shpejtuar i qelizave, të cilat ndryshojnë formë e madhësi dhe që nuk i kryejnë funksionet e tyre normale. Tumoret mund të jenë beninj ose malinj (kancer). Disa prej tyre shkaktohen nga veprimi i lëndëve kimike ose i faktorëve fizikë (kancerogjenet) si dhe nga degjenerimi i disa sëmundjeve të quajtura parakanceroze. Tumoret më të shpeshta janë ato të lëkurës, gjirit, organeve gjenitale femërore etj të eilat mjekohen me sukses. Metodat bazë të mjekimit janë: kirurgjia — heqja e tumorit së bashku me një pjesë të indit të shëndoshë; radioterapia — shkatërrimi i qelizave tumorale me rreze X ose me izotope radioaktive; kimioterapia përdorimi i barnave me veprim frenues ose shkatërrues mbi qelizat tumorale. Para Çlirimit në raste të rralla është bërë heqja e disa tumoreve nga kirurgët e përgjithshëm, po O. si shërbim i veçantë ka lindur pas Çlirimit me zhvillimin e kirurgjisë dhe gjinekologjisë. Në v. 1958 u ngrit hërthama e parë e shërbimit onkologjik ku bëhej rrezatimi me rreze X. Mënyra më e efektshme për kurimin e tumoreve është parandalimi i tyre. Për këtë qëllim që nga v. 1979 kryhen ekzaminimet profilaktike të popullsisë për zbulimin dhe mjekimin sa më shpejt të gjëndrave kancerogjene. Më 1966 në disa sektorë filloi trajtimi i kombinuar kirurgjik, kimioterapeutik dhe radioterapeutik. Më 1969 O. doli. si shërbim më vete dhe në v. 1983 u krijua Instituti Onkologjik i pajisur me aparaturat e nevojshme edhe kuadër të specializuar. Kobaltoterapia është mjekimi me anë të rrezeve gama nga izotopet e kobaltit radioaktiv artificial Co 60. Ky rrezatim përdoret si mjekim në shumë lloje tumoresh disa herë i kombinuar me kirurgjinë dhe kimioterapinë. Në Shqipëri ky mjekim përdoret nga v. 1966.

(Ad. Ma.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Onkologjia


[cite]