ONUFRI
✤ Piktor i shquar shqiptar i shek. XVI. Krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonës, çoi më tej, në kushtet e qëndresës kulturore antiosmane, arritjet e artit paleolog, shtoi, në vijim të traditës pikturore të shek. XIII-XV elementin realist dhe etnografik. O. shkoi drejt zbutjes së kanonit bizantin, drejt përqasjes në një masë më të madhe të pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe ambientin real. O. ka zbukuruar me pikturat e tij një varg kishash në Berat, Shpat të Elbasanit, si dhe Maqedoni e Greqi. O. e filloi rrugën krijuese si laik, më pas u bë prift e protopapë, kryeprift i Neokastrës, Elbasanit. Veprat e O. kanë karakter të kushtëzuar mesjetar nga tema dhe trajtimi. Mbi subjektin fetar ndërton skena me karakter zhanri, me gërshetim nga ana kompozicionale të figurave me sfondet e arkitekturës dhe me peizazhin karakteristik me fusha, pllaja të gjelbëruara dhe me male të larta shkëmbore që ngrihen me shkallëzime të stilizuara. Afresket, ikonat e përmasave të mëdha ~si Pantokratori dhe Shën Mëria dhe ato me figura të vogla në miniaturë që i atribuohen dallohen nga depërtimi në botën e brendshme të figurave. Figurat kurdoherë i pajis me bukurinë e lartë fisnike të idealizuar, por edhe me tipare individuale të vjela nga jeta. I jep me veshjen luksoze të rënduar në stoli e ar, por dhe me veshjen me këmishë të gjatë dhe me dy palë mëngë, karakteristike për zonën e Myzeqesë e të Shpatit, rizat tip dysheme etj, elemente karakteristike për zonat etnografike të Shqipërisë së Mesme. Me afresket O. krijoi një ansambël me tipare të veçanta individuale, me skena e figura të ndëriidhura në një kompozim. O. shfaqet si mjeshtër kolorist, si përdorues i zhdërvjellët i peneiit. Parapëlqen kontrastin e fortë të ngjyrave dhe gradacionin e butë tonal, të kuqen e flakëruar, «të veçantë e të paimitueshme», vjollcën, të gjelbrën, të artën e shndritshme vezulluese. Parapëlqen ornamentin bimor, por fut aty-këtu edhe atë gjeometrik të lashtë. O. zë një vend të shquar në kulturën shqiptare dhe atë ballkanike. 0.;la pas nxënës dhe pasues të njohur me emër si të birin Nikollën, Onufër Qipriotin dhe një varg piktorësh anonimë në Berat dhe Shpat.
(Dh. Dh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Onufri
[cite]