OPARI
✤ Zonë gjeografike dhe etnografike në P të rrethit të Korçës. Kufizohet në V me Mog-
licën e Gorën (shih), në J me malësinë e Vithkuqit, në L me malësinë e Voskopojës, në P me vargun malor Bofnjë-Ostrovicë-Qafa e Martës. Shtrihet në lartësitë nga rreth 400 m në 1500 m. Është ndërtuar kryesisht nga depozitimet e flishit të paleogjenit. Ka reliev të thyer dhe shumë të copëtuar. Përshkohet nga disa degë të 1. të Devollit (Çemerica, Mazreka etj.). Bimësia përbëhet kryesisht nga dushqet dhe ahishtet. Historikisht O. ka qenë lidhur me fushën e Korçës dhe me Gorën. Ekonomia mbështetej në bujqësi e në blegtori. Veshja e grave deri vonë ishte si e fushës së Korçës, me cibun, kurse e burravs me fustanellë, më pas gratë filluan të përdorin fustanin dhe burrat befçet. Nga fundi i shek. XIX shumë oparakë, të njohur në trevat shqiptare si muratorë, mërguan në vende të huaja ku ushtronin zejen. Gjatë Luftës ANÇ O. ishte një nga bazat më të njohura të qarkut të Korçës, në tetor 1942 u krijua Çeta e Oparit dhe janë zhvilluar shumë luftime. Pas Çlirimit në O. janë bërë ndryshime të thella ekonomike e shoqërore. Qendrat kryesore të banuara janë: Lekasi, Brozdoveci, Misrasi, Mazreka, Tudasi, Xerja, Lavdari, Marjani, Gurmujasi etj.
(P. Q. — Rr. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Opari