OPERACIONI I NAZISTËVE GJERMANË
✤ («Gjahu i Dhelprave») (15-31.8.1944). Përpjekja e dytë dhe e fundit e forcave gjermane, në bashkëveprim me ato reaksionare, për të ndaluar mësymjen e D I S në Shqipërinë e Mesme e të Veriut (shih). Kishte për qëllim asgjësimin e forcave të D I S në zonën Bicaj-Dibër-Tiranë-Librazhd. Në të morën pjesë dy regjimente të D 181 dhe D 297 K. me mbi 5000 veta. si dhe forca mercenare të reaksionit deri 3000 veta, gjithsej më se 8000 veta të pajisur mirë me armatime e teknikë luftarake me një raport forcash 2:1 për armikun. Kalimi në mësymje i dy njësive të D I S, veçanërisht i Br. IV S në drejtimin Peshkopi-Lurë para se armiku të fillonte kundërgoditjen e dytë të tij e prishi planin e operacionit «Gjahu i Dhelprave» dhe e detyroi armikun të kalonte në mbrojtje në këtë drejtim. Me këtë veprim D I S e mbajti në duart e veta nismën operative dhe më pas e çoi atë më përpara me vijimin e mësymjes nga Br. I S në drejtimin Burrel-Rrëshen, nga Br. IV S në drejtimin Lurë-Mirditë dhe nga Br. V S në drejtimin Peshkopi-Dibër, e cila në bashkëveprim me Br. XVIII S më 3 shtator çliroi qytetin e Dibrës. Hyrja e forcave të D I S në Mirditë ishte një fitore e rëndësishme politike e ushtarake, sepse me këtë reaksioni i Veriut mori një goditje të fortë. Me suksesin që arriti Br. IV S në Mirditë, si dhe me ato të Br. I S në Mat e të Br. ‘V S në Dibër, dështoi plotësisht operacioni «Gjahu i Dhelprave». Armikut iu shkaktuan humbje të mëdha dhe u arritën objektivat që i ishin caktuar D I S gjatë mësymjes në Shqipërinë e ‘Mesme e të Veriut. (K. C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Operacioni I Nazistëve Gjermanë
[cite]