Orar

(greqisht: οράριο) Veshje liturgjike e gjatë e priftit, të cilën dhjaku e vesh në krahun e majtë. Një anë bie nën shpinë, kurse anën tjetër të rrobës dhjaku e mban me tre gishtërinjtë e dorës së djathtë, duke u dhënë shenjë ndihmësve se kur duhet të fillojnë të këndojnë. Orarin e bartin dhjaku gjatë shërbesave fetare, ashtu siç bartin priftërinjtë uniformën.

Besimi — Ortodoks

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Orar," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/orar.