Organo në liturgji
Organoja njihej me kohë në Lindje dhe përdorej për argëtime private, në ambjentet shtëpiake, mirëpo në Perëndim, duke filluar nga shekulli VIII, organo u bë pjesë e pandarë e liturgjisë romake. Perandori Bizantin Konstandin Kopronimi, duke pasur marrëdhënie miqësie me mbretin e Francës Pepini i Shkurtër, i dërgoi këtij të fundit si dhuratë një organo, instrument që nuk njihej në Perëndim. Mbretit i pëlqeu shumë, dhe duke qenë tepër besimtar e futi në shërbesën fetare të liturgjisë në kishë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Joan Mihalcesku, Historia universale e kristianizmit, (përkthim nga rumanishtja prej Teodor papapavlit), Dispensë, Tiranë 1993, faqe 42.