Ora në bibël
(greqisht: ώρα) Ora Judejtë e llogarisnin kohën që prej orës gjashtë të mëngjesit deri në orën gjashtë të mbrëmjes dhe anasjelltas. Kryqëzimi i Krishtit ndodhi në orën nëntë. Në Dhiatën e Re përmendet ora e tretë, e cila përkon me orën nëntë të mëngjesit. Ora e gjashtë përkonte me orën dymbëdhjetë të mesditës si dhe ora e nëntë, e cila i përkiste orës pesëmbëdhjetë të pasdites (Mateu 20, 3). Lutja e orës nëntë ishte më e rëndësishmja e ditës. Apostujt si gjithë judejtë grumbulloheshin në tempull dhe merrnin pjesë në lutjet e përbashkëta, veçse jo në therroret.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Ora në bibël," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/ora-n%c3%ab-bib%c3%abl.