ORDOVIKIANI


ORDOVIKIANI
✤ Periudha e dytë e erës paleozoike, e përfshirë ndërmjet kembrianit dhe silurianit që ka zgjatur në kohë rreth 60 milionë vjet (që para 500 milionë deri para 440 milionë vjet) dhe gjatë së cilës janë formuar shkëmbinjtë që përbëjnë sistemin ordovikian. Ndahet në O. e poshiëm me katet (shekujt gjeologjikë) tremadokian e skidavian, në O. e mesëm me katin landeilan dhe në O. e sipërm me katet karadokian e ashgilian. Gjatë O., me klimë të nxehtë e të qëndrueshme, vazhdoi evolucioni i botës organike në detet që mbulonin pjesën më të rnadhe të Evropës dhe tërë trevën mesdhetare. U zhvilluan shumë graptolitet, si dhe lëkurë-gjëmborët e cefalopodët dhe arritën zhvillimin më të madh algat blu. Në Albanidet e brendshme gjatë O. u depozituan kryesisht llume deltinore, të cilat, pasi pësuan edhe metaforfizëm, u kthyen në rreshpe filitike. Po gjatë O. u formuan edhe shtresa ranorësh e stralli.

(A. Kod.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ordovikiani


[cite]