ORENJA
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, në VP të Çermenikës, Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Ballgjini, Gurakuqi, Floqi Rinasi, popullsia gjithsej 3985. Në L të O. ndodhen rrënojat e një qyteze, ndërsa në J gjurmët e një vendbanimi të hershëm. O. ishte vendi tradicional ku mblidheshin kuvendet e krahinës së Çermenikës. Banorët e fshatit u lidhën ngushtë me Luftën ANÇ. Më 15.8.1942 u forniua çeta partizane e Çermenikës. Më 9.5.1943, në Fushë-Gurrë, mbi O., u formua Batalioni i p&rë partizan. Gjatë operacionit të dimrit 1943-1944 duke çarë me sukses rrethimin gjermano-ballist kaloi nga O. dhe u strehua në shtëpinë e nënë Zyhra Koçit një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me sh. Enver Hoxha në krye. Në shpellën e Gurit të Muzhaqit ka qenë shtypshkronja e Shtabit të Përgjithshëm. O. është qendër e koop. së bashkuar. Dreitimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Është ndërtuar një hidrocentral. O. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, qendër mjekësore, katër banesa monument kulture, një shtëpi muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Orenja


[cite]