ORTEKËT
✤ Masë bore e akulli, që shkëputet menjëherë e zbret me uturimë gjatë shpateve e luginave të maleve, duke zmadhuar vëllimin e duke marrë përpara shpesh tokë, shkëmbinj, drurë etj. O. e borës kanë vëllime të mëdha, deri në 2000m3. Forca goditëse e O. është 60-100t në një m2. E rrezikshme është sidomos vala ajrore që përftohet gjatë shkëputjes e rënies, e quajtur erë O. O. ndodhin sidomos në viset e Iarta malore ku ka reshje të shumta bore, sidomos në shpatet e zhveshura. Në Shqipëri zonat që preken më shpesh janë: Alpet Shqiptare, vargmali i Korabit, Tomori, Mali me Gropa etj. O. shkaktojnë dëme, rrëzojnë pemë, shkatërrojnë objekte e ndërtesa, zënë rrugët malore. Pengohen me pyllëzime e masa të tjera.
(My. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ortekët
[cite]