OSOJA ESTREF


OSOJA ESTREF
✤ (1922-1844). Luftëtar trim dhe i vendosur i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Osojë të Skraparit në një familje të varfër. Më 1940 u vendos në Tiranë, ku punoi si punëtor në një shoqëri kapitaliste italiane. Ra në kontakt me idetë komuniste dhe u bë propagandist i tyre në masat e në radhët e ushtrisë fashiste ku ishte mobilizuar (1941). Pasi dezertoi nga ushtria, u radhit në njërën nga çetat partizane të Skraparit dhe me krijimin e Brigadës I 5 U inkuadrua në radhët e saj. Si komandant kompanie (1944) u shqua për guxim në të gjitha veprimet luftarake. Anëtar i PKSH në janar 1944. Ra heroikisht duke luftuar kundër nazistëve gjermanë për clirimin e Tiranës më 11.11.1644.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Osoja Estref


[cite]