OSTROVICA


OSTROVICA
✤ Mal në kufirin e rrethit të Korçës me atë të Skraparit me lartësi 2383 (Çuka e Faqekuqit). Shtrihet midis luginës së 1. të Çemericës (degë e Devollit) në L dhe luginës së 1. të Çorovodës (degë e Osumit) në P. Është një nga malet më të larta të pjesës JL të vendit. Përbëhet nga gëlqerorë të mesozoit dhe nga flishi. Ka shpate të thepisura, në kurriz vërehen forma të relievit akullnajor e karstik. Rrëzë O. dalin burime të shumta, që ushqejnë disa degë të Osumit dhe Devollit. Bimësia përbëhet kryesisht nga kullota alpine. Në këmbët e O. gjenden fshatrat Mazreku, Faqekuqi, Çemeriea, Gjonbabasi, Lekasi etj.

(P. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ostrovica


[cite]