
PËRLIÇEV GRIGOR
✤ (1838-1893). Poet maqedonas. Punoi si mësues i greqishtes në qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas dhe në Tiranë, ku u njoh me historinë e popullit shqiptar. Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht poemën Skënderbeu që mbeti në dorëshkrim. Në të poeti i këndon me ton të ngritur patetik heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe të prijësit të tyre, Skënderbeu është dhënë edhe si mbrojtës i popujve të tjerë të Evropës. Vepra është përkthyer dhe botuar shqip më 1967 prej S. Çomorës.
(M.Xh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Përliçev Grigor
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "PËRLIÇEV GRIGOR" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/p%c3%abrli%c3%a7ev-grigor