PËRLINDJA E SHQIPËNIËS


PËRLINDJA E SHQIPËNIËS
✤ (1913). Një nga gazetat e para të shtetit të pavarur shqiptar. U botua në Vlorë dy herë në javë. Numri i parë doli më 24 (6) gusht 1913 dhe vazhdoi deri në nr. 21 të v. 1914. Botonte lajme politike, ekonomike, shoqërore e kulturore. Mbështeti politikën e qeverisë së përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga I. Qemali. Mbrojti të drejtat e popullit shqiptar dhe kufijtë e Shqipërisë, kundër synimeve grabitqare të monarkive shoviniste fqinje dhe intrigave të imperialistëve të huaj. Bëri thirrje për bashkimin e popullit dhe botoi shkrime për organizimin e shtetit të ri, për zhvillimin e arsimit etj. (Ll.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përlindja E Shqipëniës


[cite]