PËRLINDJA SHQIPTARE


PËRLINDJA SHQIPTARE
✤ (La Renaissance albanaise, 1903). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, letrare. Nurhri i parë doli në Bukuresht më 15.5.1903, u botuan vetëm 4 numra. E drejtorite një komitet me redaktor Thoma Avramin. Propagandoi çështjen kombëtare, futjen e gjuhës shqipe në shërbesat fetare. Lënda pjesërisht ishte në frëngjisht. Bashkëpunuan M. Grameno, Kr. Dako etj.

(Th.Gj.)

✤ (1922). E përkohshme mujore pedagogjike dhe letrare e kolektivit të arsimtarëve të Korçës. Numri i parë doli më 15.6.1922, vijoi deri në fund të vitit. E drejtonte Thoma Avrami. Paraqiti të rejat në fushën e pedagogjisë, trajtoi çështje të gjuhës letrare, pasqyroi përpjekjet e para për mësime shembullore.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përlindja Shqiptare


[cite]