PËRPARA
✤ (1937). Buletin ilegal i përmuajshëm, organ teorik i Grupit Komunist të Korçës. U botua në Korçë në disa numra gjatë viteve 1937-1939 si broshurë e shaptilografuar me rreth 20 faqe. Luajti një rol të rëndësishëm për propagandimin e ideve komuniste dhe për formimin teorik të grupit. P. demaskoi politikën antipopullore e antikombëtare të regjimit dhe grabitjet e shtypjen që i bëheshin popullit nga klasat sunduese e imperializmi. Ngriti zërin kundër rrezikut të agresionit fashist që po i kërcënohej vendit, bëri thirrje të mobilizohej populli kundër tij dhe demaskoi imperialistët e fashistët e të gjithë vendeve. Luftoi për përhapjen dhe mbrojtjen e vijës së komunistëve shqiptarë, në qendër të së cilës ishte çështja e krijimit të Frontit popullor kundër regjimit fashist, theksoi domosdoshmërinë e futjes së komunistëve në masat e popullit për të përgatitur kushtet për krijimin e këtij fronti. Megjithë frymën e shëndoshë që kishte revista këtu depërtuan edhe pikëpamje të gabuara. Në tërësi P. dha një ndihmesë të rëndësishme për mobilizimin e komunistëve dhe të masave për luftë.
(V.K.)
✤ (1967). Gazetë lokale, organ i Komitetit të PPSH të rrethit të Korçës. Numri i parë doli më 1.5.1967. Botohet dy herë në javë. Është dekoruar me Urdhrin _«Naim Frashëris kl.H. Po me titullin «Përpara» është botuar pas Çlirimit nga dhjetori 1944 deri në dhjetor 1948 gazeta lokale, organ i Frontit Demokratik të qarkut të Korçës.
(A.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Përpara
[cite]