PËRQENDRIMI I PRODHIMIT


PËRQENDRIMI I PRODHIMIT
✤ Formë e organizimit shoqëror të prodhimit që shpreh shtimin e numrit të ndërmarrjeve të mëdha dhe rritjen e peshës specifike të prodhimit të tyre në vëllimin e përgjithshëm të prodhimit të degës dhe të industrisë në tërësi. P. i P. siguron shfrytëzimin racional të aftësive prodhuese, ngritjen e rendimentit të punës dhe uljen e kostos. Dallohen ka~ tër forma kryesore të P. të P.: përqendrimi agregat, që ka të bëjë me shtimin e aftësisë së makinerive; përqendrimi teknologjik, që ka të bëjë me shtimin e numrit të makinerive të njëllojta; përqendrimi i ndërmarrjes, që realizohet nëpërmjet shtimit të emërtesës dhe të vëllimit të proaukteve; përqendrimi organizativo-ekonomik, që realizohet nëpërmjet bashkimit të njësive të njëllojta e të vogla prodhuese në njësi më të mëdha. Në kapitalizëm P. i P. realizohet në formën e përqendrimit dhe të eentralizimit të kapitalit. Në RPSSH P. i P. zhvillohet mbi bazën e pronës shoqërore në mënyrë të planifikuar dhe me frytshmëri të lartë ekonomike.

(E.Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përqendrimi I Prodhimit


[cite]