PËRGATITJA LUFTARAKE


PËRGATITJA LUFTARAKE
✤ Tërësi masash për përgatitjen e efektivave të Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Qëllimi bazë i P. L. është formimi i vetive të larta moralo-politike dhe mbajtja e gatishmërisë së përhershme luftarake të popullit ushtar. P. L. zhvillohet si në kohë paqeje, ashtu dhe në kohë lufte. Ajo përmbledh edukimin e stërvitjen e ushtarit, detarit, vullnetarit, nxënësit, studentit, nënrepartit, repartit, njësisë dhe të komandave e shtabeve. Në RPS të Shqipërisë institucioni bazë i sistemit të edukimit e të P. L. të gjithë strukturave të Forcave të Armatosura sipas Artit Ushtarak të Luftës Popullore është Shkolla e Lirë Ushtarake (shih). P. L. zhvillohet sipas programeve, të cilat përshkohen nga direktivat e KQ të PPSH, vendimet e Këshillit të Mbrojtjes dhe nga urdhrat e Komandantit të Përgjithshëm të FA e udhëzimet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Ajo zhvillohet sipas parimit që «stërvitja të jetë e lehtë në të kuptuar, e thellë në mendime dhe e shpejtë në të zbatuar», duke u mësuar efektivave atë që është e domosdoshme në luftë dhe për të zgjidhur situatat më të vështira.

P. L. u ngrit në një shkallë më të lartë pas Çlirimit. Duke pasur pikënisje përvojën e Luftës ANÇ, të luftërave për liri e pavarësi të popullit shqiptar dhe atë revolucionare botërore, PPSH krijoi shkencën tonë ushtarake (shih) dhe sistemin e ri më të përparuar të P. L., i cili siguron gatishmërinë e aftësinë luftarake të gjitha strukturave të FA kundër cilitdo agresori e në çfarëdo situate.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përgatitja Luftarake


[cite]