Përndjekjet

Përndjekjet

Përndjekjet Pothuajse të gjithë perandorët romakë, përpara se të mbretëronte Kostandini i Madh, i kanë përndjekur të krishterët duke filluar që nga Neroni (54- 68) e deri te Diokleciani (248- 305). Përndjekjet qenë të shumta, por historiani Honore e përcaktoi në dhjetë numrin e tyre, duke i karakterizuar këto si më të përgjakshmet. Numri dhjetë, u pranua si simbolik duke u krahasuar me dhjetë plagët (fatkeqësitë) e Faraonit, të cilat janë konsideruar si prototip i përndjekjeve ndaj të krishterëve. Vetë Zoti ynë Jesu Krishti kishte parathënë: “Atëherë do t’ju mundojnë dhe do t’ju vrasin. Të gjithë popujt do t’ju urrejnë për shkakun e emrit tim. Atëherë shumë do të lenë fenë do ta tradhëtojnë njëri-tjetrin dhe do ta kenë mëri njëri-tjetrin. Shumë profetë të rremë do të ngrihen dhe do të gënjejnë shumë veta. Do të shtohet padrejtësia dhe dashuria e të shumtëve do të ftohet. Por kush do të durojë deri në fund, do të shpërblehet” (Mateu 24, 9-13).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]