PËRPUNIMI I NAFTËS


PËRPUNIMI I NAFTËS
✤ Degë e ind. së rëndë që jep produkte si karburante, vajra lubrifikante, tretës, bitum, kok e lëndë të para për ind. kimike. Para Çlirimit produktet e naftës importoheshin. Në vitet 30 të shek.XX në Kuçovë u ndërtuan ‘impiante të thjeshta për përpunimin e pjesshëm të naftës. Bateritë e para për distilimin e naftës me proces periodik, ku prodhohej benzinë, gazoil dhe vajguri ndriçues u ndërtuan menjëherë pas Çlirimit në Kuçovë (sot Qyteti Staiin). Më 1956 u vu në punë uzina e përpunimit të naftës në Cërrik dhe më 1957 u bë rikonstruksioni i uzinës së naftës në Qytetin Stalin, duke e trefishuar prodhimin. Në vitet 1960-1962 u prodhuan mjaft produkte të reja nga nafta, si vajguri për avionët reaktivë, vajra lubrifikante për motorë me djegie të brendshme. Për të siguruar një pjesë të kokut për metalurgjinë me ngjyra u projektua dhe u ndërtua në Qytetin Stalin uzina e kokzimit të bitumit. Në v.1969 u vu në shfrytëzim uzina e përpunimit të naftës në Fier, më 1978 Uzina e Fërpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh (shih), e cila rriti sasinë dhe cilësinë e produkteve veçanërisht të karburanteve dhe u bë e mundur që e gjithë nafta të përpunohej në vend. Nga këto rafineri, sot tri bëjnë përpunimin parësor të naftës të mbështetura në proceset fizike. Ato prodhojnë karburante, të cilat si produkte gjysmë të gatshme dërgohen në Ballsh, për përpunim të mëtejshëm, si dhe solar, vajra lubrifikante, bitume eti. që jepen si produkte përfundimtare. Në Qytetin Stalin prodhohen disa, lloje grasosh, ka filluar prodhimi i sulfonateve të zeza, i naftënateve, i komponentit aktiv të pluhurave larës dhe vazhdojnë eksperimentet për prodhime të reja. Në Ballsh produktet e naftëssidomos mazuti dhe karburantet i nënshtrohen një përpunimi më të thellë e më të plotë me ndihmën e proceseve fizike dhe kimike. Me përfundimin e bllokut të vajrave lubrifikante në Ballsh do të merren nga nafta 55 lloje produktesh të gatshme. Krahas bitumit të naftës që njihet prej disa dekadash në tregun botëror, eksportohet edhe benzinë, gazoil, kok, acide naftenike, squfur etj. Në zhvillimin e kësaj dege të ind. kanë dhënë ndihmesën e tyre: Ajet Ylli, Sherif Toptani, Koço Pepo, Safa Kumbaro, Stilian Pili, Mirush Puto etj.

(A.Y.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përpunimi I Naftës


[cite]