PËRPJEKJA SHQIPTARE


PËRPJEKJA SHQIPTARE
✤ (1936). Revistë e përmuajshme kulturore, shoqërore, ekonomike e letrare. Numri i parë doli në tetor të 1936, vijoi aeri më 1939. E drejtonte Branko Merxhani, ideolog i saj borgjez reaksionar, nacionalist e antikomunist. Predikoi pikëpamje idealiste e antidemokratike për zhvillimin e shoqërisë shqiptare me anë të ideve kulturore borgjeze, pa ndryshuar marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore e politike ekzistuese. U shpreh kundër ideve e lëvizjes komuniste, kundërshtoi zbatimin e reformës agrare. Ideologët kryesorë të saj mbajtën qëndrim konformist ndaj regjimit të A.Zogut dhe e këshilluan atë të merrte masa për çrrënjosjen e ideve komuniste. Revista botoi në mënyrë eklektike teori e ide të ndryshme të shkollave filozofike reaksionare perëndimore. Aty gjetën vend edhe shkrime të Migjenit e të disa shkrimtarëve e publicistëve demokratë e përparimtarë.

(V.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Përpjekja Shqiptare


[cite]