PAÇ KARL


PAÇ KARL
✤ (Carl Patsch, 1865-1945). Arkeolog e historian austriak. Deri më 1918 drejtor i Muzeut Krahinor të Bosnjë-Hercegovinës dhe i Institutit për Hulumtime Ballkanike në Sarajevë (atëherë nën sundimin e Austro-Hungarisë), prej 1921 profesor në Universitetin e Vjenës dhe drejtor i Institutit Ballkanik aty. Hulumtimi sistematik i Bosnjë-I-Iercegovinës, trevë e banuar prej ilirëve, e bëri K.P. një nga themeluesit e arkeologjisë ilire, dhe të zgjeronte rrezen e interesave të tij shkencore edhe mbi Shqipërinë. Në serinë e hotimeve të Institutit të Sarajevës, me kujdesin e K.P. u botuan një varg veprash, midis të cilave edhe prej autorësh shqiptarë, për gjeografinë, etnografinë dhe folklorin e Shqipërisë. Rezultatet e kërkimeve të tij arkeologjike dhe etnografike në terren, me një përshkrim themelor të vendgjetjeve dhe monumenteve të krahinave të Vlorës, Beratit, Apolonisë, Bylisit, Orikut e Amantisë K.P. i dha në librin gjermanisht «Sanxhaku i Beratit», Vjenë 1904. Në vitet 1922-1924 K.P. punoi në Shqipëri, ku ndihmoi në përpjekjet për ngritjen e një muzeu kombëtar. Botoi shqip dy libra, «Ilirët» dhe «Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipërisë në kohën e kalueme» (Tiranë, 1923, 1925), që japin një sintezë të njohurive të asaj kohe. Më vonë ai botoi gjermanisht një përshkrim gjeografik të Shqipërisë në veprën kolektive «Gjeografi e tregtisë botërores, vëil.J, Vjenë, 1926. Mendimi i K.P. i shprehur në disa punime të tij për një nënshtresë trake në trevën e ardianëve e të dardanëve ilirë dhe për përbërjen etnike helene të qyteteve ilire Klos e Bylis është hedhur poshtë nga studimet e mëvonshme. (H, C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Paç Karl


[cite]