PAGA NË SOCIALIZËM
✤ Shpreh në para atë pjesë të produktit të përgjithshëm që shoqëria i jep punonjësit në përputhje me parimin socialist të shpërndarjes sipas sasisë dhe cilësisë së punës së bërë, për plotësimin e nevoiave vetjake materiale e kulturore. Shteti soeialist cakton në mënyrë të centralizuar fondjn e pagës dhe sistemin e pagave. Në RPSSH zbatohet parimi për punë të barabartë (sasi e eilëgi) . pagë të bara-? bartë, pavarësisht nga gjinia, kombësia e raca. Në pagat e punonjësve (e punëtorëve, kooperativistëve dhe nëpunësve) nuk lejohen as dallirae të mëdha, as edhe barazitarizmi. Përpjesëtimet midis tyre vendosen me ligj. Sot përpjesëtimi midis pagës mesatare dhe pagave më të larta është I me 2. Niveli i jetesës së punonjësve përcaktohet jo vetëm nga paga vetjake e punës, por edhe nga fondet e mëdha që shteti shpenzon për plotësimin e nevojave të përhashkëta social-kulturore të anëtarëve të shoqërisë. Sasia e parave që merr çdo punonjës për punën që kryen përbën pagën nominale. Sasia e mallrave të konsumit që merr dhe vëllimi i shërbimeve që realizon çdo punonjës me pagën e tij nominale përbën pagën reale. Niveli i pagës reale varet nga madhësia e pagës nominale dhe niveli i çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve. Shkalla e plotësimit të nevojave të anëtarëve të shoqërisë shprehet në mënyrë më të plotë nëpërmjet të ardhurave reale, të cilat përfaqësojnë sasinë e përgjithshme të mallrave të konsumit që marrin punonjësit e të shërbimeve që u kryhen atyre me pagesë dhe falas nga fondi shoqëror i konsmnit. Në vendin tonë rritja e fondit shoqëror të konsumit është prirje e përgjithshme. Tani mbi 15% e fondit të konsumit shpërndahet në formën e fondit shoqëror. Sistemi i pagave në RPS të Shqipërisë ndryshon katërcipërisht nga ai i pagave në vendet revizioniste, ku dallimet e pagave ndërmjet punëtorëve e fshatarëve, nga njëra anë, dhe hor.gjezisë së re, nga ana tjetër, janë shumë të mëdha dhe kanë për qëllim pasurimin e klasës në fuqi.
(V. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Paga Në Socializëm
[cite]