Paleokrishtërimi

Paleokrishtërimi Paleokrishtërim-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Krishtërimi i hershëm, periudha e parë e përhapjes së krishtërimit, prej shekullit të 1-rë, që nis 33 vjet pas lindjes së Krishtit, deri në shekullin e 5-të. Disa dijetarë konsiderojnë paleokrishtërim edhe një periudhë deri 2-shekullore të mëvonshme. Kjo është periudha e martirizimit sistematik të protagonistëve më të mëdhenj të krishtërimit. Në Illyricum u martirizuan Shën Cesari (Durrës, gjysma e dytë e shekullit të parë) dhe Shën Asti / Ashti (Durrës, dekada e dytë e shekullit të dytë). Në Dardani periudhës së paleokrishtërimit i përkasin Shën Flori dhe Lauri (viti 117-138).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]