PALLATI I MADH I KULTURËS NË TIRANË


PALLATI I MADH I KULTURËS NË TIRANË
✤ Qendra më e madhe kulturore e vendit. Në të janë vendosur Teatri i Operës dhe i Baletit me sallë për 1000 spektatorë, me skenë të madhe dhe me të gjitha mjediset e nevojshme, Biblioteka Kombëtare me dy salla të medha leximi dhe disa të tjera më të vogla dhe me fondet, Salla e ekspozitave që përdoret edhe për mbrëmje tematike-kulturore e veprimtari të tjera politike dhe artistike. Ka gjithashtu edhe dy salla me 150 dhe 300 vende për koncerte dhe veprimtari të tjera. P. i M. i K. është vendosur në pjesën L të sheshit «Skënderbej», aty ku më parë ndodhej pazari i vjetër i Tiranës. Është pjesë e ansamblit urbanistik dhe arkitekturor të qendrës së kryeqytetit.

Objekti nisi të ndërtohej më 1960, por më 1961 revizionistët limshovianë ndërprenë financimin dhe dërgimin e projekteve e të materialeve dhe tërhoqën specialistët. Me vendim të veçantë të PPSH dhe të qeverisë projektimi dhe ndërtimi vazhdoi pa ndërprerje nga projektuesit e ndërtuesit shqiptarë dhe vepra u përurua më 1963 më e madhe si vëffim dhe më e përsosur nga aria funksionale e arkitektonike. Që nga v. 1966 këtu janë mbajtur Kongreset e PP8H. Arkitektura e jashtme e P. M. K. sliquhet për thjeshtësi dhe hijeshi. Është i veshur me pllaka prej guri e mermeri nga vendburimet e Karaburunit, Priskës, Muhrit, Qafë Shtamës. Të gjitha matërialet dhe pajisjet e nevojshme, duke përfshirë edhe ato për ajrin e kondicionuar janëprodhuar në vend (S.Mo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pallati I Madh I Kulturës Në Tiranë


[cite]