Pandi Bogdani

Pandi Bogdani

shqiptar ortodoks Pandi Bogdani ka drejtuar me mjeshtëri korin miks të Beratit në vitet 1937. Me bekimin e Hirësisë së Tij Agathangjelit, profesori i shquar i muzikës Pandi Bogdani themeloi korin miks të Beratit. Në përbërje të korit qenë të rinj dhe të reja beratas prej të cilëve mund të përmendim: Dhimitër Sylarin, Koço Korçarin, Zoi Banon, Dhimitraq Zakon, Kristaq Zharën, Sofie Bushin, Marika Melëngun, Violeta dhe Afërdita Sahatçiun, Gaqi Samarxhiun, Toli Drobonikun etj. Gjithashtu në Berat kanë qenë psaltë: Petro Koçimare, Minella Heqimi, Josif Nushi, Nasi Dyshniku, Sotiraq Tapia, Kozma Shyti, Mihallaq Lapardhaja etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Ilia Mihal Zaka, Kori kishtar miks i Beratit, Ngjallja, gusht 2001, faqe 9,10.
2-Ksenofon Ilia, Kishat e Beratit, Ombra GVG, Tiranë 2006, faqe 58.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]