PAPAJANI FILIP


PAPAJANI FILIP
✤ (1878-1945). Shkrimtar e publicist. Pasi kreu mësimet e para në Elbasan, studioi për mjekësi në Rumani. Mori pjesë në lëvizjen patriotike demokratike të viteve 1921-24. Nxori gazetën politike-letrare Shkumbini (1921). Shkroi në disa gjini: poemat Osman Maria (1913) dhe Ndreka (1925), përmbledhjen poetike Elbasani (1938), tregimet e gjata «Pelasgë! Vllaznim! Qytetnim! (1923), «Bardhushi» (1930), «Fatbardhi» (1934), dramat Mojsi Golemi (1928) etj. Në veprat e F.P. zotërojnë temat karakteristike për letërsinë e Rilindjes Kombëtare; në disa vepra tregoi jetën e vështirë të vegjëlisë («Proka», 1936). U njoh me psedonimin Lipi

(N.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Papajani Filip


[cite]