PANXHARI I SHEQERIT


PANXHARI I SHEQERIT
✤ (Beta vulgaris L. var saccharifera, Hort). Bimë rrënjore dyvjeçare e familjes kenopodiore [CTienopodiaceae), e cila vitin e parë formon rrënjën konike të bardhë në trëndafili në të cilën grumbullohen lëndët rezervë ushqyese (sheqeri) dhe vitin e dytë formon gjethet, e vogla, që zverdhen shpejt, kërcellin, lulet dhe farat drunore. Lulëzon në maj-qershor, piqet në tetor-nëntor. P. i Sh. është rritur që -në lashtësi gjatë bregdetit të Mesdheut, Afrikës etj. Në Shqipëri është bimë e re, ka filluar të mbillet gjerësisht vetëm pas Çlirimit, sidomos në fushën e Korçës. Më 1983 ishte mbjellë me P. një sipërfaqe prej 8.2 mijë ha. P. i Sh. kërkon klimë të freskët dhe dritë, toka të pasura me kalium, mbillet në temp. 3-4°C. Nga kokrrat (rrënjët) prodhohet sheqer e melasë (Kombinati i sheqerit në Maliq). Nga melasa prodhohet alkool etj. Bërsitë e gjethet përdoren si ushqim për bagëtinë. Sot në shumë ekonomi bujqësore merret mesatarisht 400 kv/ha.

(N.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Panxhari I Sheqerit


[cite]