PARAJA NË SOCIALIZËM


PARAJA NË SOCIALIZËM
✤ Kategori ekonomike që shpreh marrëdhëniet socialiste në prodhim, punën e drejtpërdrejtë shoqërore që harxhohet për prodhimin e të mirave materiale. Ajo përdoret si levë për planifikimin e ekonomisë popullore, për llogaritjen dhe kontrollin e prodhimit dhe të qarkullimit të produktit shoqëror, për shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për zbatimin e ligjit të shpërndarjes sipas punës etj. Nga prejardhja e saj paraja është mall dhe ka dy veti: vlerën e përdorimit (aftësinë për t’u këmbyer me çdo mall tjetër) dhe vlerën (kohën shoqërisht të domosdoshme

për prodhimin e mallit para). P. kryen këto funksione: si masë e vlerës së mallrave, si mjet qarkullimi, si mjet akumulimi dhe kursimi, si mjet pagese dhe si para sbotërore. Ajo mund të paraqitet në formën e parasë reale me vlerë të plotë (ari, argjendi) dhe në formën e shenjave të parasë (bankënota, kartëmonedha, monedha në deviza të huaja etj.). Në RPS të Shqipërisë kartëmonedhat e para u emetuan në korrik 1946 me prerje 5, 20, 100 dhe 500 franga. Sot P. qarkullon në kartëmonedha me prerje 1, 3, 5, 10, 25, 50 dhe 100 lekë, përveç tyre qarkullojnë edhe monedha metalike me prerje 1 lek dhe nënndarjet e lekut (5, 10, 20, 50 qindarka). Njësia monetare në RPSSH është leku. Kartëmonedha është e garantuar me të gjithë pasurinë shtetërore, me arin, me metalet e çmueshme dhe me valutat e huaja që ka thesari i shtetit.

(L.Za.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Paraja Në Socializëm


[cite]